Në Kushtetutën e vendit do të hyjnë 6 popuj

Gazetar: Luka Andreev

Grupi i ekspertëve për ndryshimet kushtetuese përfundoi punën me finalizimin e propozim nismës dhe draft amendamenteve për ndryshimet kushtetuese.. Pas debatit 8 orësh kryetarja e këtij grupi Margarita Caca Nikollovska informoi se propozimi i grupit të punës është që në Kushtetutë të hyjnë 6 popuj. Propozimi është miratuar njëzëri.

“Pas popullit boshnjak, shtohen fjalët populli bullgar, kroat, malazez, slloven, populli hebre, populli egjiptian”, deklaroi Margarita Caca Nikollovska, kryetare e grupit të punës.

Përveç preambulës ndryshime parashikohet të ketë edhe në pjesën normative të Kushtetutës, në të cilën flitet për diasporën dhe Komitetin për Marrëdhënie Midis Bashkësive. Nikollovska konfirmoi se propozimi i grupit ka të bëjë vetëm me ndryshimet që dalin nga korniza negociuese midis Shkupit dhe Brukselit. Sipas saj në tryeze ka pasur propozime që të zëvendësohet 20 përqindëshi me gjuhën shqipe, por për këtë çështje nuk është hyrë në debat thelbësor, pasi grupi i punës është fokusuar në detyrën bazë. Në pyetjen nëse në të ardhmen është i mundur zëvendësimi i 20 përqindëshit, Nikollovska u përgjigj.

“Kushtetuta gjithsesi do të hapet. Dashtë zoti që të hapet Kushtetuta para anëtarësimit në BE dhe atëherë do të ketë me siguri edhe propozime të tjera, të cilat njerëz të caktuar konsiderojnë se duhet të jenë në Kushtetutë”, shtoi Margarita Caca Nikollovska, kryetare e grupit të punës.

Pritet që propozim nisma të kalojë në seancë qeveritare, ndërsa më pas draft amendamentet të dorëzohen në Kuvend. Nikollovska porositi që deputetët t’i pranojnë propozim ndryshimet, për siç tha shteti të mund ta përmbush qëllimin strategjik për anëtarësim në BE. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme