Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë, kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar jetën dhe veprën e tij.
Kurti u shpreh se seancat e veçanta si kjo jashtë punës dhe ecurisë së rregull të Kuvendit të Kosovës e freskojnë frymën që e ka krijuar republikën, e që janë dëshmorët e kombit dhe martirët e lirisë së Kosovës.
Kurti poashtu ka përshkruar edhe angazhimin e Ilaz Kodrës duke thënë se ai u aktivizua politikisht në rininë e hershme duke marrë pjesë në protestat popullore kundër shtypjes dhe diskriminimit të shqiptareve nga regjimi i Serbisë.
Duke kujtuar veprën e Ilaz Kodrës, Kurti u shpreh krenar duke thënë se ai u vra nga forcat serbe duke luftuar.
Konjufca: Heroi Ilaz Kodra, ndër figurat më emblematike të UÇK-së
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot një seancë solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve dhe martirëve të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca theksoi se heroi Ilaz Kodra, është ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila i përket bërthamës themeluese të kësaj ushtrie të lavdishme në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari.
Kryeparlamentari Konjufca theksoi se Serbia e donte Kosovën pa shqiptarë, prandaj sipas tij, lufta e saj ishte gjenocidale.
Më 30 prill janë bërë 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, i cili ka qenë pjesë e celulave të para të UÇK-së dhe pjesëmarrës i të gjitha luftërave në Drenicë dhe rrethinë. Ilaz Ismajl Kodra u lind më 3 maj 1966 në lagjen Kodra të Prekazit.
Osmani: Ilaz Kodra u shndërrua në dorën e djathtë të komandantit Adem Jashari
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Ilaz Kodra dhe të gjithë dëshmorët e Kosovës janë dëshmi e luftës së drejt dhe riafirmimit të së vërtetës se në vitet e 90-ta, Kosova ishte viktimë e agresionit serb, kurse, Serbia ishte agresore.
Osmani në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra dhe 315 dëshmoreve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë, tha se 25 vjet më parë fshatrat, Vërboc, Shtuticë, Dashec, Baks e Gllobar u ndodhën në egërsinë e regjimit gjenocidal të Serbisë, në një ofensivë që kishte të vetmen qëllim, shfarosjen dhe spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova. Kurse, banorëve të këtyre fshatrave në mbrojtje iu vu Ushtria Çlirimtare e Kosovës në krye me heroin Ilaz Kodra dhe bashkëluftëtarëve të tij, të cilët me trimëri e guxim rezistuan deri në flijim.
Sipas saj, Ilaz Kodra siç e nisi aktivitetin e tij patriotik, edhe e përfundojë duke mbrojtur dinjitetin dhe identitetin tonë kombëtar.
“Ata janë dëshsmi e luftës tonë të drejt dhe riafirmimit të së vërtetës sonë se në vitet e 90, Kosova ishte viktimë e agresionit serb, kurse, Serbia ishte agresore. Do ta themi dhe mbrojmë gjithnjë këtë të vërtet dhe do të punojmë fort dhe drejtësia të vihet në vend. Heroi Ilaz Kodra dhe dëshmorët e tjerë të UÇK-së, do të vazhdojnë të jenë jo vetëm udhërrëfyes por edhe frymëzues se si duhet dhe mbrohet atdheu“, tha ajo. Për Ilaz Kodrën dhe315 dëshmoreve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë, kanë folur edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti.
Kuvendi sot mblidhet në seancë plenare
Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot do të mbajë seancë plenare duke filluar nga ora 11:00.
Siç u bë e ditur edhe ditë më parë, në rend dite janë shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, DASH, si dhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Më 22 prill, DASH-i publikoi Raportin për Kosovën, ku mes tjerash, problemet me pavarësi të gjyqësorit dhe kufizimet në liri të mediave, ishin shqetësimet kryesore për Kosovën.
Në raport është përmendur se më 2023 nuk është raportuar për ndonjë ndryshim të madh sa i përket situatës me të drejta të njeriut në Kosovë.