Në maj nisin ndryshimet kushtetuese për ushtrinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë parakalimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës për nder të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së vendit ka premtuar se shtetin e Kosovës do ta bëjë sa më shpejt me ushtri.

Në të njëjtën vijë me presidentin është edhe Qeveria e Kosovës, e cila në një përgjigje për gazetën “Zëri” ka deklaruar se formimi i ushtrisë është ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës dhe se është e përkushtuar që kjo të ndodhë sa më shpejt.

Ndërsa kreu i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Haxhi Shala, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se në muajin maj të këtij viti nisin ndryshimet kushtetuese për formimin e ushtrisë së Kosovës. Ai shpreson se ndryshimet e tilla do të përkrahen edhe nga Lista Serbe.

Edhe zyrtarë ndërkombëtar janë të vendosur që shndërrimi i FSK-së në FAK duhet të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese dhe pa pasur ndryshime të tilla nuk mund të ketë formim të ushtrisë.

Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se FSK-ja është e gatshme për transformim, porse po presin vetëm një vendim politik për një gjë të tillë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme