Policia Maqedonase ka konfiskuar gjysmë milioni tableta të drogave sintetike nga një laborator në perëndim të vendit, dhe ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për prodhim dhe trafik droge.
Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski thotë se konfiskimi i të enjtes erdhi nga një operacion të përbashkët me policinë serbe dhe Administratën e SHBA-së,shkruan Washington Post transmeton Periskopi.
Ai tha se janë bastisur pesë lokacione përfshirë edhe Shkupin dhe Tetovën.
Spasovski tregoi se ky ishte aksioni më i madh i organizuar ndonjëherë në ballkan, ku janë konfiskuar 125 kilogramë drogë me vlerë prej 2.5 milion dollarësh e cila ishte bërë gati të transportohej në Turqi./Periskopi.



