Në Maqedoni nëse nuk shkruan kundër BESËS, nuk je gazetar!

Reagim i portalit Sakte.net

Tash e sa kohë, organizata të ndryshme, media, madje edhe poltikanë opozitarë i janë vërsulur cdokujt që shkruan “dy fjalë” për lëvizjen BESA, partinë kryesore opozitare në Maqedoni. Këta zhurmagjinj, në përpjekje për të mbuluar “diellin me shoshë”, elektrizohen nga cdo lajm që nuk e ndërlidh Lëvizjen BESA “me fondet’, orientimin e tyre politik “të dyshimtë” dhe gjithë propagandën dhe lajmet nga më të ndryshmet që kanë qarkulluar tash e sa kohë nëpër media të afërta me pushtetin.

Mjafton të intervistosh një eksponent të Besës, të zbërthesh platformën e tyre poltike, dhe lukunia e atyre që duan ta deformojnë realitetin të të sulet qoftë e fshehur pas adresave fiktive në rrjetet sociale, qoftë prapa “mediumeve të pavarura” apo edhe analizave dhe zbërthimeve të atyre që thithin fonde ngado, e dirigjohen nga kushdo që ka mësuar një fjalor politik që i “hipnotizon” lehtësisht mendjet e mjegulluara.

E tillë ishte edhe “analiza” për lajmin me titull “Edhe Agim Vinca, njëjtë si BESA, kërkon Ridefinimin e shtetit”.

Është fakt dhe jo propagandë se kërkesa për “Ridefinimin e shtetit të Maqedonisë” ishte kryefjalë e Lëvizjes BESA dhe shumëkush e interpretonte në mënyra të ndryshme.

Është fakt se Ridefinimi ka qenë njëra prej temave më të përfolura në Maqedoni pasi që këtë e imponoi në platformën e saj një parti politike, që qëlloi të jetë Lëvizja BESA.

Është fakt dhe jo propagandë se ish kryeministri Nikolla Gruevski e kundërshtoi ashpër Ridefinimin shtetëror, qoftë para zgjedhjeve, pas tyre, sikundërse edhe tani.

Ëshët fakt dhe jo propagandë që Lëvizja BESA kundërshtoi e para cilindo subjekt politik maqedonas nëse nuk do të pëfillej kërkesa për fillimin e bisedimeve për Ridefinimin e shtetit të Maqedonisë, duke filluar nga Kushtetuta dhe të gjitha elementet e tjera përcjellëse shtetërore.

Po ashtu, është fakt se Lëvizja BESA ka bërë jo pak gabime politike të cilat edhe mund t’i kenë kushtuar në elektorat – siç ishte pasiviteti i saj karshi LSDM’së, e cila arriti të gllabërojë dhjetra mijëra vota të shqiptarëve, mirëpo këto ishin lëvzije taktike të kësaj partie që nuk e dëmtonin askënd më shumë sesa numrin e votuesve të saj.

Dhe, për t’u rikthyer tek “Ridefinimi”, është fakt se edhe profesor Vinca por edhe shumë intelektual të tjerë që për vite nuk ju dëgjua zëri e jetuan sikur të ishin të “syrgjynosur”, u “trimëruan” pas rezultateve të fundit zgjedhore ku u dëshmua se forca e BDI – së u përgjysmua dhe se nuk do të kenë më arsye mos ta shprehin mendimin haptazi nga muskujt e bandave që kishin zëvendësuar “trurin institucional”.

Prandaj, ky projekt kalamajsh që nuk sheh asgjë më shumë sesa ato pak mjete që mundohet me shumicë t’i fusë në xhep ndonjë redaktor me “mendje të mjegulluar” është fatkeqësi që nuk shfrytëzohet për qëllime më fisnike, që me të vërtetë të kultivohet masa e lexuesve dhe të zhvillohet edhe më tej sensi i gazetarisë, i cili si çdo segment tjetër ka degjeneruar rëndë në Maqedoni.

Portali Sakte.net është portal që përbëhet nga profesionistë me përvojë shumë vjeçare në gazetari të cilët dinë shumë mirë ta bëjnë dallimin e shkrimeve amatere dhe tendencioze dhe jo rastësisht kanë zgjedhur elementin më të vështirë dhe kryesor gazetaresk – saktësinë dhe besueshmerinë e informacionit, pavarësisht i pëlqen ose jo dikujt kjo./Sakte.net

http://portalb.mk/374901-edhe-gazetari-njejte-si-zedhenes-partiak-ben-propagande/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme