Shtetasit e Turqisë në Maqedoni të shtunën filluan të votojnë për referendumin për ndryshime kushtetuese në Turqi që do të mbahet më 16 prill.
Procedura e votimit filloi në Ambasadën e Turqisë në Shkup në orën 09.00, ndërsa votën e parë e realizoi ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tulin Erkal Kara.
Procesi i votimit do të vazhdojë edhe nesër, ndërsa qytetarët do të mund të votojnë deri në orën 21.00 në ambasadën në Shkup, raporton KP.
Ndërkohë, shtetasit turq që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë do të mund të votojnë nesër, më 9 prill, në ambasadat e Turqisë në Tiranë dhe Prishtinë dhe kryekonsullatën në Prizren mes orës 09.00-21.00.
Ndryshe, referendumi për ndryshime kushtetuese në Turqi do të mbahet më 16 prill.