Në Maqedoni, si edhe në mbarë shqiptarinë dhe botën, sot festohet Fitër Bajramin

Myslimanët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe në mbarë shqiptarinë dhe në tërë botën sot e festohet Fitër Bajramin. Pas agjërimit njëmujor, sot në të gjitha xhamitë është falur Namazi i Bajramit.

Ramazan Bajrami, muaji i nëntë në kalendarin islamik, njëheri është edhe muaji i fillimit të shpalljes së Kuranit. Pjesa më e madhe e besimtarëve këtë festë e festojnë tre ditë.

Pas agjërimit, besimtarët myslimanë janë të obliguar të japin sadakanë, lëmoshë për të varfërit. Sadakaja jepet para Namazit të Bajramit, ndërsa nëse dikush këtë nuk e bën, obligohet që sadakanë ta japë gjatë vitit.

Ramazan Bajrami është dita kur takohet fuqia e të pasurve me dobësinë e të varfërve në dashuri, mëshirë dhe drejtësi. Ditë kur të varfërit i gëzohen jetës, ditë kur të afërmit takohen, ditë kur myslimanët bashkohen në lutje dhe vizita të ndërsjella, ditë kur miqtë i jetësojnë urat e dashurisë dhe elementet e afërsisë, ditë kur fryma fisnike i fal gabimet e të tjerëve dhe bashkohet pas ndarjes.

Dita e parë e Ramazan Bajramit është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme