Në Maqedoni votojnë të sëmurët, të burgosurit dhe diaspora

Sot në Maqedoni është heshtje parazgjedhore në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Republikën e Maqedonisë, të katërtat me radhë.

Fushata zgjedhore e cila zgjati 20 ditë përfundoi mbrëmë në mesnatë. Votimi sot, sipas ligjislacionit zgjedhor të Maqedonisë, zbatohet në diasporë, për personat e paraqitur si të sëmurë dhe të palëvizshëm dhe për të burgosurit dhe personat në paraburgim

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00, ndërsa votimi përfundon në orën 19:00. Në diasporë kjo do të bëhet sipas kohës lokale.

Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike: gjashtë parti politike dhe pesë koalicione me 58 lista me 1.092 kandidatë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të paraqitur për votim jashtë vendit janë 20.573 qytetarë, përderisa në Listën e posaçme zgjedhore janë regjistruar 230.122 persona të cilët në pajtim me evidencën e organit kompetent konsiderohet se janë në punë të përkohshme jashtë vendit.

Të drejtën e tyre të votës jashtë vendit shtetasit e Republikës së Maqedonisë do të mund ta realizojnë në 41 përfaqësi diplomatike-konsullare dhe zyra konsullare. Më së shumti të paraqitur për votim ka në Bern 4.256, në Venecia, 2.724, në Detroit 1.170, New-York 1.168, Melburn 1.112…

Për këto zgjedhje, për votimin në Bern janë hapur tre vendvotime plotësuese, përderisa në Venecia dy. Më pak të paraqitur ka në Madrid – 10, Pekin 13 dhe në Varshavë 14 votues.

Votimi sot mbahet edhe për 2.015 të burgosur dhe persona në paraburgim. Në shtëpi apo në adresë ku janë paraqitur sot votojnë edhe persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Votojnë edhe 13 persona të zhvendosur në brendësi.

Për zgjedhjet e nesërme, të nënta parlamentare, të katërtat të parakohshme prej vitit 2008 e këtej, në Listën zgjedhore të regjistruar për votim janë 1.784.416 shtetas të Republikës së Maqedonisë të moshës madhore.

Zgjedhjet do të mbahen në 3.480 qendra votimi në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe në 46 qendra votimi në njësinë e shtatë zgjedhore që e përfshin diasporën.

Përndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara më 11 dhjetor janë si rezultat i marrëveshjes mids liderëve të katër partive më të mëdha politike në vend (VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH), të cilët pas negociatave të gjata më 31 gusht u dakorduan për mbajtjen e zgjedhjeve, me qëllim që vendi të dalë nga kriza politike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme