Në Mitrovicë përmendet ideja për shkëmbim territoresh komunale

Caktimi i vijës administrative mes Mitrovicës së Jugut dhe asaj të veriut ka mbetur peng i mosnënshkrimit të marrëveshjes mes Agim Bahtirit dhe homologut të tij, Goran Rakiq.

Pas të gjitha situatave të krijuara në Mitrovicë, në asamblenë komunale në jug, është prezantuar një ide për shkëmbim territoresh, raporton KTV. Kroit i Vitakut të ndërrohet me Lagjen e Boshnjakëve.

Kjo, sipas kryetarit të Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka qenë propozim i palës serbe, dhe të tillën ai e ka prezantuar para asambleistëve të jugut.

Goran Rakiq nuk ka folur fare për këtë çështje, derisa asamblistët shqiptarë të kuvendit komunal në veri kanë thënë se nuk kanë njohuri për këtë propozim.

Ndërkaq, qytetarët e Mitrovicës mendojnë se kjo është ide absurde. Por ka të tjerë që mendojnë se nëse një ndërrim i tillë i territoreve bëhet me bazë ligjore, atëherë do të ishte proces pozitiv.

Kreu i veriut, Goran Rakiq, gjatë gjithë kohës, kishte insistuar se fshati Suhadoll duhet t’i takojë veriut, gjë të cilën kreu i jugut, Agim Bahtiri, kishte refuzuar ta pranojë, duke thënë se kjo është dalje nga Pakoja e Ahtisarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme