E hëne 14 Nentor 2016 – Sakte.net /
New York, 14 nëntor – Leon Russell, pianisti flokëgjatë e me zë të ngjirur, kitaristi, tekstshkruesi dhe lideri i bendit që prej incizimit në sesione të panumërta në studio arriti të bëjë muzikën e vetë, nuk jeton më.
Ai vdiq të shtunën në Nashville. Russell ishte 74 vjeç, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.
Lajmi për vdekjen e tij është publikuar në ueb faqen e tij, ku thuhet se ai vdiq në gjumë, pa dhënë ndonjë specifikë tjetër.
Pesë vitet e fundit Russell ishte përballur me probleme të ndryshme shëndetësore…