Në natën e Vitit të Ri, komuna e Malishevës i dhuroi 5 banesa për familje në nevojë

Komuna e Malishevës sot i ka dhuruar çelësat e pesë banesave për pesë familje në nevojë

Në lidhje me këtë, kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati, është shprehur se s’ka krenari më të madhe se san ë ditë festive t’i gëzojnë pesë familje, duke iu siguruar atyre kushte optimal për të jetuar.

“Me plotë emocion e lot gëzimi në këtë natë të Vitit të Ri, sot i bëmë me shtëpi banimi 5 familje, që u përkasin kategorive me kushte të rënda ekonomike e sociale”, është shprehur Kastrati.

Tutje, ai iu ka uruar familjeve përfituese jetë të qetë në banesat e ndara nga ana e komunës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme