Në ora 13:00, KQZ certifikon zgjedhjet e 11 qershorit

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të bëjë certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë

Burimet brenda KQZ-së i kanë thënë lajmi.net se publikimi do të bëhet në ora 13:00.

Pra, nga sot koalicioni PAN mund të fillojë diskutimet për krijimin e Qeverisë në afat prej 30 ditësh.

Kujtojmë, se në bazë të rezultatit përfundimtar, është konfirmuar se koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma, ka fituar 39 ulëse në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 32 ulëse, kurse në vendin e tretë është koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën me 29 ulëse.

Nga komunitetet pakicë, prin Lista Serbe e cila ka fituar 9 ulëse, kurse Partia e Pavarur Libera ka marrë një ulëse. Po ashtu, edhe komuniteteve joserbe u janë ndarë 10 ulëset e garantuara.

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë, të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 800 mijë banorë, nga të cilët në zgjedhje dolën mbi 747 mijë votues apo 41.30 për qind e pjesëmarrjes.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi 50 mijë është numri i fletëvotimeve të pavlefshme. Nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit është përcaktuar përbërja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës, i cili ka 120 ulëse. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme