Janë regjistruar më shumë se 500 ndërtesa të tilla, për të cilat kërkesat për legalizim janë paraqitur nga pronarët. Disa prej tyre janë me prioritet për rrënim pasi janë në zonën e drejtimit aktiv respektivisht në zonën e mbrojtur në mënyrë të rreptë, ku nuk mund të lejohet as legalizimi e as ndërtimi i ri.
“Disa janë zgjerime, mbindërtime, ndërtesa të reja, mure, tarraca, të gjitha llojet e punimeve të ndërtimit. Në pjesën më të madhe parku është që të mos legalizohen. Me prioritet për rrënim, pranë grupit të punës kemi dorëzuar 28 objekte, që këmbëngulim që të prishen sepse ato janë në zonën e mbrojtjes së rreptë. Shumica janë vila”- deklaroi Andon Bojaxhi- Parku nacional, Galiçicë.
Ambientalistët paralajmërojnë se situata aktuale në park me ndërtimet pa leje është e dëmshme për mbarë rajonin.
“Pjesa më e madhe e atyre ndërtesave ilegale janë shtëpi të përfunduara, qoftë për turizëm apo për banim dhe ato janë ndërtuar për periudhë të gjatë kohore. Disa ndoshta nuk janë të lidhura me kanalizim dhe lëshojnë ujë në gropë septike. Kështu që, i vendos qytetarët e tjerë në pozicion të rëndë, që kanë ndërtesa të ligjshme dhe që jetojnë dhe fitojnë të ardhura nga turizmi, por paguajnë për këtë”- pohoi Gjoko Zoroski- ambientalist.
Problem tjetër është edhe reagimi i ngadalshëm i institucioneve të tjera. Sa herë që regjistrojnë ndërtim pa leje, nga parku denoncojnë pranë inspektorit komunal për ndërtim, Prokurorisë Publike dhe avokaturës së shtetit.
“Edhe pse objekti ndërtohet për momentin, ai që e ndërton ka marrë numër, kur hyri në fuqi ligji për legalizim. Si ishte e mundur të ketë marrë numër kurse në atë moment nuk ka pasur objekt të ndërtuar. Nëse procedura e legalizimit tashmë ka filluar, inspektori thotë se derisa të përfundojë ajo procedurë, nuk ka pse të merret ndonjë veprim. As unë nuk e kuptoj pse prokuroria nuk vepron”- tha Andon Bojaxhi- Parku nacional, Galiçicë.
UNESKO u ka dhënë autoriteteve maqedonase edhe dy vjet afat për t’i shqyrtuar rekomandimet e bëra nga ana e tyre, nëse duan që rajoni përreth liqenit të Ohrit të mos jetë në listën e zonave të rrezikuara.