Në politikë s’mund të pasurohesh duke mbrojtur, por duke e shitur atë që i takon popullit!

Shkruan: Kim Mehmeti

Mediat raportojnë për librat shkollor nga të cilat mësojnë nxënësit sllavo-maqedonas, e ku thuhet se ne shqiptarët jemi ardhacak në Maqedoni. me origjinë të paqartë maqedono-rome-turke?!

E ne vazhdojnë të sillemi thuajse nuk e dimë se urrejtja ndaj shqiptarisë në këtë shtet është institucionale, se elitat shkencore e kulturore maqedonase janë aq të ‘sinqerta’ e të guximshme sa herë pas here, publikisht na e rikujtojnë se na ndjejnë si zaptues jo vetëm të tokës, por edhe të qiellit të tyre!

Dhe si mos jenë aq ‘trima‘ kur e dine se dinjitetin dhe nderin tone kolektiv e mbron kryeleninisti i BDI-së, i cili dy dekada me radhë besnikërisht u shërbeu partive maqedonase, që kurrë nuk kërkoi përgjegjësi nga ata që e botuan Enciklopedinë ofenduese për shqiptarët, që donte të na bindë se luani bullgarë është simboli ynë kombëtarë, ai që u shërbeu ndershëm atyre që e deshqiptarizuan Shkupin duke e mbuluar atë me përmendore të heronjve serb, ai që ishte në qeveritë që montuan raste për ta burgosur pafajësinë shqiptare, siç ishin Sopoti,

Brodeci, Monstra…, ai që nuk kërkoi përgjegjësi as nga ata që likuiduan Harun Aliun me shokët, as nga ata që kurdisën tradhtinë e madhe në Lagjen e Trimave të Kumanovës.

Andaj duhet thënë se sharjet tona drejtuar qarqeve maqedonase antishqiptare shpërfaqin përkuljen tonë përpara mashtruesve politik të përmasave të drejtuesve të BDI-së, për të cilën parti thuhet se është një ndër më të pasurat në Ballkan?! E në politik nuk mund të pasurohesh duke mbrojtur, por duke e shitur atë që i takon popullit tënd!/sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme