Dhjetë persona me shtetësi shqiptare janë arrestuar ditën e sotme në Itali nën akuzën e trafikimit të drogës. Sipas mediave italiane shqiptarët kishin shkuar në vendin fqinj përmes vizave turistike por në fakt ndodheshin aty për të shitur drogë me pakicë në zonën e Varreses.
Raportohet se hetimet e autoriteteve italiane kanë nisur që në vjeshtën e vitit 2023, kur e policia është njoftuar për praninë e një shqiptari i cili merrej me shpërndarjen e kokainës në doza.
Këto analiza të thelluara bënë të mundur arrestimin e tij, duke i sekuestruar gjithashtu dhe disa prej dozave të drogës nga klientët e tij.
Hetimet, të cilat zgjatën për rreth 6 muaj, arriti të vendoste në pranga dy nga narkotrafikantët që i përkisnin grupit e u sekuestruan 1 kilogramë kokainë dhe 4 kilogramë hashash, të cilat ishin pjesërisht të ndara në qindra doza.
Mediat italiane shprehen se është gjetur dhe lëndë narkotike në pyll, ku shqiptarët e fshihnin lëndën narkotike të gatshme për shitje, për ta bërë gati për përdorim.
SKEMA
Aktiviteti drejtohej nga dy vëllezër, të cilët siguronin futjen e të rinjve në territorin italian me vizë të rregullt turistike.
Në fund, rezultoi se grupi, sa herë që një nga anëtarët kapej nga policia ai zëvendësohej me një tjetër bashkatdhetar, i cili ishte i rekrutuar.
Nga hetimet rezultoi se dy vëllezërit ishin “aktivë” në këtë veprimtari që nga viti 2021 dhe se xhiroja e tyre kalonte mbi 1000 doza barnash të shitura çdo muaj me një kosto mesatare prej 50 euro secili.
Gjatë ekzekutimit u sekuestruan rreth 50.000 euro cash, që dyshohet se janë rezultat i veprimtarisë së paligjshme, 7.4 kilogramë marihuanë si dhe 6 pistoleta, me pasojë arrestimin në flagrancë të një subjekti që ishte marrësi i vetëm i deleguar.