Një djalë 14 vjeçar është gjetur mbrëmë rreth orës 19:30 pa shenja jete me plagë të shumta therëse dhe gjakderdhje të jashtme në qendër të Prilepit në trotuarin e bulevardit “Goce Dellçev” përballë Shtëpisë së Kulturës “Marko Cepenkov”. Ai nuk dha shenja jete dhe u dërgua në spitalin e qytetit, ku të gjitha përpjekjet për ta ringjallur rezultuan të pasuksesshme.
Policia dhe prokurori themelor publik kanë bërë kontroll. Në trupin e 14-vjeçarit është urdhëruar autopsia.