Në Prishtinë deri në orën 14:30 u shënuan 63 aksidente komunikacioni

Reshjet e para të borës që kanë rënë gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar edhe vështirësi në komunikacion.

Edhe pse reshjet nuk ishin aq të mëdha, mos pastrimi i rrugëve dhe mos pisja me goma të dimrit nga shoferët e veturave ka bërë që të shënohen shumë aksidente në gjithë territorin e Kosovës, raporton lajmi.net.

Vetëm në rajonin e Prishtinës janë shënuar 63 aksidente deri në orën 14:30.

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net, Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ndërsa, numri i aksidenteve në rajonin e Prishtinës në orët e para të mëngjesit kishte arritur në 40.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme