Në Prishtinë fillon rregullimi i “Parkut të të martuarve””

Komuna e Prishtinës ka filluar rregullimin e parkut të të martuarve, park ky i pari i këtij lloji në vendin tonë.

Siç njofton komuna tashmë po punohet për rregullimin e shtigjeve, ulëseve dhe hapësirave të tjera të këtij parku, në kuadër të projektit paraprak të Komunës.

“Rregullimi bazik parkut pritet të përfundojë shumë shpejt, dhe më tutje ai do të pasurohet në vazhdimësi nga qiftet që do të martohen në kryeqytet. Secili nga këto qifte, do të ketë mundësi të mbjellë një fidan në këtë park. Në këtë formë, përveç që do ta shënjojnë lidhjen e tyre, do të ndikojnë direkt në zgjerimin dhe kultivimin e hapësirave të gjelbra”, thuhet në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme