Në pritje të “njohjes së shenjtë” – Pse Vatikani po n’a lejon që të flirtojmë por s’po na njeh?

Dje, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi përmes profilit të tij në Facebook se kishte bërë një vizitë në Vatikan, shkruan Periskopi.

Edhe këtë herë, siç kishte ndodhur në të kaluarën me presidentin Thaçi, Vatikani ishte treguar mirëpritës ndaj delegacionit nga Kosova.

Kryeministri Haradinaj ishte takuar me Kardinalin Pietro Parolin. Haradinaj tha se njohja nga Selia e Shenjtë është një hap i nevojshëm. Kryeministri thotë se i ka shprehur kardinalit përkushtimin e vendit në ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve.

Por, pritje të ngrohtë dhe fjalë të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën – e megjithatë njohja nga Vatikani nuk ka ardhur asnjëherë.

Njohja nga Vatikani nuk ka ardhur sepse “Ati i Shenjtë” siç kishte thënë Imzot Miguel Maury, nuk dëshiron që t’i minojë relacionet me qeverinë e Serbisë dhe me Kishën Ortodokse Serbe.

Në vitin 2011, gjatë një vizite në Kosovë, Delegati Apostolik i Vatikanit në Kosovë, Juliusz Janusz kishte thënë se së shpejti do të kishte lajme të mira për Kosovën – sa i përket njohjes, por asgjë konkrete nuk ka ndodhur ende.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme