Kodet telefonike të Serbisë (+381), Sllovenisë(+386) dhe Monakos (+377) që janë shfrytëzuar deri më tani nga operatorët mobilë dhe telefonat fiks në Kosovë, do të hiqen që nga qershori.
RTK në gjuhën serbe transmeton se kështu kanë bërë të ditur nga ARKEP.
Sipas RTK “në vitin 2018 nuk do të ketë kode ndërkombëtare pasi që Kosova do ta ketë numrin e vet hyrë +383”.