Përmes kësaj komunikate duam të njoftojmë opinionin për rrjedhojën e organizimit të mbrëmshëm të organizuar nga Qendra për edukim dhe kulturë- Akabe.
Fillimisht jemi të obliguar të japim detaje edhe mbi ecurinë e procesit te organizimit kështu që me datë 25.08.2017 deri te Ministria e Kulturës të Republikës së Maqedonisë kemi dërguar kërkesë duke sqaruar se kemi nevojë për Sallën e Operas dhe Baletit dhe atë me datë 09.09.2017 për të realizuar shfaqjen tonë artistike që organizohet çdo vjet nga nxënësit e Q.E.K. –AKABE, nga Ministria e Kulturës me datë 29.08.2017 kemi marrë përgjigje pozitive, këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori i Operas dhe Baletit që me date 09.09.2017 Salla është e rezervuar për ne si Qendër edukativo – kulturore –Akabe.
Gjithçka duke rrjedhur me një bashkpunim të shkëlqyer mes stafit të Sallës së Operës dhe Baletit dhe regjisorëve e skenaristëve të Q.E.K.-AKABE, kemi pasur kontakt të vazhdueshëm saqë me ndihmën e punonjësve të teknikës kishim zgjedhur edhe materijalin e duhur për përgaditjen e skenës.
Për çudi me date 08.09.2017 një ditë para organizimit dhe atë në ditën e pavarsisë së Republikës së Maqedonisë (festë shtetrore-ditë jo pune) në mënyrë ç’njerëzore dhe aspak profesionale lajmërohen nga udhëheqësia e Sallës së Operas dhe baletit duke kumtuar lajmin se rezervimi me date 09.09.2017 është anuluar , duke kerkuar sqarime se si erdhi deri te anulimi përderisa ajo ishte e rezervuar për ne, përgjigjia ishte se me intervenimet e disa individëve funkcionarë që kanë bërë deri te Ministria e Kulturës ka detyruar zyrtarët e saj që të anulojnë marrëveshjen për rezervimin e sallës që kanë patur me ne si subjekt juridik. Kjo situatë na ka detyruar që organizimin e njëjtë ta transferojmë në Hotelin Holiday Inn sepse Salla e Operas dhe Baletit na e pamundësoj që ta realizojmë të njëjtën edhe pse një javë me rradhë në mënyrë konstante kemi informuar opinionin që manifestimi do të mbahet në Sallën e Operas dhe Baletit, përpjekjet tona për ta vazhduar marrëveshjen kanë qenë deri në orën 15:00 në ditën që do të mbahej manifestimi me argumentimin se qindra njerëz janë të informuar se vendi i Manifetimit do të jetë salla e Operas dhe Baletit.
Ata përsëri i mbetën besnik mikut të tyre që kishte intervenuar e assesi popullit që ishin me qindra dhe që mbetën rrugëve. Ky gjest qyqar ndaj kulturës shqiptare është tregues i asaj se në Republikën e Maqedonisë ende nuk ka ardhur fryma e lirisë dhe demokracisë dhe se institucionet e shtetit ende veprojnë me dy standarde. Për këtë akt të shëmtuar do të informohet i gjithë kori diplomatik në vend dhe gjithashtu institucionet ndërkombëtare që ndjekin procesin e demokratizimit të Republikës së Maqedonisë.
Fituesit jemi ne, sepse u kemi ikur incidenteve që eventualisht mund të eskalonin duke e parë revoltën e dhjetra prindërve për faktin që ndodhi mbrëmë. Ata gjithnjë kanë ditur që skenarët ti përgadisin ashtu që shqiptarët të jenë viktime, por ne me maturinë e plotë dhe profesionalizmin tonë kemi menaxhuar që qindra njerëz të veprojnë me gjakftohtësi dhe njëkohësisht organizimi të mbahet në kohën e caktuar por tashmë në Hotelin Holiday Inn.
Besoj që kultura e shfaqur dje nga shqiptarët ka dëshmuar se prespektiva na takon neve e assesi atyre që ende në vete mbajnë shovinizmin e pa shfaqur.
Urgjentisht kërkojmë nga Ministria e Kulturës që të jep sqarime se vallë cili ishte shkaku për ndalimin e manifestimit kulturorë të organizuar nga Q.E.K. Akabe./rrugadrejt