Kjo foshnje që nuk i dihet gjinia po qëndron në kujdensin intensiv.
Të hënën në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në Prishtinë ka lindur një foshnje të cilës nuk i dihet ende gjinia, shkruan Gazeta Blic.Për këtë, në një konferencë për medie, Drejtori i Neonatologjisë në QKUK, Xhevdet Gojnovci ka thënë se foshnja e cila tashmë ka 32 javë, gjendet në kujdesin intensiv.
“Në kujdesin intensiv është pranuar një foshnje e cila ka lindur para kohë me peshë 995 gram. Është pranuar në kujdesin intensiv dhe është duke u trajnuar si Syndroma Hyperplasia e gjëndrës mbiveshkore”, tha ai, përcjellë albinfo.ch
Përveç kësaj, Gojnovci tha se ky nuk është rasti i parë i këtij viti. Shtoi se në QKUK gjatë këtij viti është pranuar edhe një foshnje me këtë sindromë.“Ky është rasti i dytë këtë vit me këtë sindromë e cila u jep ndryshime gjenitale”, tha ai.“ Ka ndryshime gjenetike kromozinale. Ato mund të jenë ndryshime hormonale nga mu kjo gjëndër”, tha ndër të tjera ai.
Ai ka folur edhe për gjendjen shëndetësore të foshnjës.“Nëse vërtetohet sindroma atëherë me terapi gjithçka do të shkojë mirë. Për momentin pasi është para kohe, foshnja është duke u trajtuar në intensivë me terapi normale”, tha ndër të tjera ai.