Në Rahovec kunatat e rrahin nusen dhe ia marrin fëmijët

Të mërkurën është iniciuar rast i dhunës në familje në Qifllak të Rahovecit. Raportohet se një grua është rrahur nga kunatat e saj derisa e kanë dëbuar nga shtëpia dhe ia kanë ndalur fëmijët.

Sipas njoftimit rastin e ka raportuar babai i viktimës, derisa ajo ka pësuar lëndime trupore.

Njëra nga të dyshuarat është arrestuar dhe në Polici i ka mohuar të gjitha akuzat derisa e dyshuara tjetër nuk është gjetur në shtëpi.

Qendra për Punë Sociale njoftohet se i ka marrë dy fëmijët e viktimës të moshës 1 dhe 3 vjeç dhe u janë dhënë nënës e cila me vetëdëshirë është strehuar te prindërit e saj në fshatin Ratkoc.

Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme