Sot në ora 04:00 të mëngjesit ka ndodhur një plagosje në një nga lokalet e kryeqytetit.
I plagosuri është Mehdi Shaljani punonjës i lokalit.
Burime të ‘Indeksonline’, bëjnë me dije se fillimisht një grup i personave janë përplasur me disa persona brenda lokalit.
Madje, sulmuesi ka pasur përplasje edhe me vëllain e deputetes se Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu (Emër i njohur për redaksinë).
Sulmuesit është nga qyteti i Mitrovicës.
Pas përplasjes me disa persona, sigurimi e ka nxjerrë jashtë lokalit.
Gjithnjë, sipas këtij burimi, sulmuesi edhe pse është nxjerrë jashtë nga lokali nga ana e sigurimit ka pritur jashtë në një veturë e tipit gollf 5 dhe kur sigurimi është larguar nga lokali ka filluar të gjuajë nga jashtë dhe ka hyrë brenda ku e ka plagosur pastruesin.
Aty ka pasur edhe punëtor tjerë në lokal.
‘Indeksonline’, mëson se personi i arrestuar është Zekirija Braboniqi.
Policia është në kërkim të tre personave tjerë të dyshuar se kanë gjuajtur me kallash.
Hetuesit rajonal lidhur me rastin në fjalë, kanë konfiskuar : automjetin Golf V, ngjyrë hiri me targa të Republikës së Kosovës për ekzaminim, një revole me gaz si dhe 12 gëzhoja (të AK47), të cilat janë gjetur në automjet.