Në çdo moment pritet që të fillojë vazhdimi i seancës konstituive me të vetmen pikë të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve. Përveç deputetëve nga PAN-i, LAA dhe Vetëvendosje në seancë kanë ardhur edhe deputetët e Listës Serbe. Po mbahet vazhdimi i seancës konstituive me të vetmen pikë të rendit të ditës që të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarët. Ndryshe kjo është hera e pestë që po tentohet të mbahet seanca konstituive./21Media