Në Serbi, ora e parë e mësimit ”17 marsi, dita e dëbimit të serbëve nga Kosova”

Atë që me gjasë po e harron ta bëjë Kosova për atë që ka bërë Serbia në vendin tonë gjatë një shekulli të pushtimit, nuk po harron Serbia ta bëjë ndaj Kosovës. Institucionet dhe politikanët e saj, nga të gjitha nivelet, shfrytëzojnë çdo datë, të sajuar e të pasajuar, për të kujtuar, siç cilësojnë ata, “krime të shqiptarëve të Kosovës”.

ndodh edhe më çdo 17 mars pas vitit 2004, pra edhe sivjet.

Sot në të gjitha shkollat e Serbisë ora e parë e mësimit i është kushtuar asaj që medie dhe politika e Beogradit e quajnë “pogrom i serbëve na Kosova” më 17 mars të vitit 2004.

Në një orë të tillë mësimi kanë marrë pjesë ministrat serb të Arsimit e të Punës, Mladen Sharçareviq dhe Aleksandar Vulin.

Sipas Vulinit, pas këtyre trazirave nga Kosova janë dëbuar më shumë se 4.000 serbë, janë shkatërruar 800 shtëpi dhe 35 objekte fetare, ndërsa në Pejë , sipas tij, kanë mbetur vetë 12 serbë.

Ministri i Arsimit Sharçeviq tha se serbët që jetojnë në veri të Kosovës janë të lidhur me Serbinë, ndërsa ata që jetojnë në enklava, siç është Gora, serbët jetojnë në kushte shumë të vështira, se për shkolla janë adaptuar shtëpitë kontejnerët, raportojnë mediet.

Trazirat e 17 marsit të vitit 2004 shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër, te Mitrovica, ishin mbytur tre fëmijë shqiptarë, ndërsa faji u atribuohej serbëve.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme