Me qëllim rritjen e aktiviteteve të nxënësve si atyre kulturore por edhe sportive, sot në shkollën e mesme të mjekësisë, është bërë promovimi i amfiteatrit të ri të kësaj shkolle.
Investimi i ndërtimit të amfiteatrit të ri sipas Kasamit, ka kushtuar rreth pesë milion denarë që është financuar nga komuna e Tetovës, ndërsa është ndërtuar edhe një urë lidhëse mes shkollës së mjekësisë i cili do të ndihmojë në komunikimin me të lehtë të nxënësve me këto hapësira.
Kasami ka ka ditë më aprë po ashtu vizitoi edhe disa shkolla të tjera, ku për herë të parë pas më shumë se katër vitesh, sallat e sportit u pajisën me pajisje sportive.
“Sot kemi nderin që këtu në ambientet e shkollës së mesme të mjekësisë të lëshojmë në përdorim edhe një investim të rëndësishëm, që është realizuar bashkë me komunën e Tetovës dhe shkollës së mjekësisë. Fjala është për amfiteatrin e shkollës, si dhe një urë lidhëse që lidh shkollën me sallën sportive. Me këtë do të kontribuojmë që kjo shkollë të krijojaktivitete kulturore sportive e arsimore. Ky është përkushtimi jonë për plotësim të kushteve në arsimin fillor e të mesëm që janë përgjegjësi e komunës së Tetovës”, deklaroi Bilall kasami. Kryetar io komunës së Tetovës. /Alsat.mk