Në shkollën fillore të Rramanlisë ku u konfirmua një nxënës i prekur nga zgjebja

Gazetare: Melihate Rustemi

Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë ka konfirmuar një rast të prekur nga zgjebja në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi” të fshatit Ramanli të Kumanovës. Epidemilogja Edita Ramizi tha për Alsat se për momentin nuk ka vend për panik ndërkohë që janë anketuar prindërit e të gjithë nxënësve që kanë munguar të hënën për të kuptuar nëse mungesat kanë të bëjnë me probleme shëndetësore. Ramizi u bëri thirrje prindërve t’u drejtohen institucioneve shëndetësore në rast se vërejnë ndryshime në lëkurën e fëmijëve të tyre.

“Ne përfundimisht, me ditën e sotme kemi vetëm një rast të paraqitur me zgjebe. I kemi kontaktuar prindërit rreth gjendjes shëndetësore të nxënësve sepse janë shqetësuar pak më tepër dhe për atë kemi konstatuar se asnjë nxënës i cili ka munguar prej gjithsej 36 nxënës që kanë munguar ditën e djeshme nuk kanë zhvilluar raste të cilat karakteristikë të sëmundjes së zgjebes”, tha Edita Ramizi, epidemiologe.

Alsat vizitoi shkollën fillore “Kirili dhe Metodi” në fshatin Ramanli ku mësimi zhvillohej normalisht. Drejtori, Skender Rushiti tha se dezinfektimi dhe higjiena e shkollës po zhvillohet sipas rekomandimeve të Qendrës së Shëndetit Publik.

“Ne jemi duke zhvilluar procesin dezinfektues. Arsimtarët të gjithë që punojnë këtu janë syçelë, ne si udhëheqësi, shërbimi profesional poashtu. Shkolla është e pajisur, dezinfektohet, pastrohet në mënyrë të rregullt jo vetëm se kemi pas tash një alarm ose diçka tjetër”, u shpreh Skender Rushiti, drejtor i sh.f “Kirili dhe Metodi:, fshati Ramanli.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik gjatë vitit 2025 përfshirë 31.01.2025 janë regjistruar 28 persona të prekur nga zgjebja kundrejt vitit të kaluar kur në të njëjtën periudhë ishte regjistruar numër i njëjtë i të sëmurëve. Zgjebja, në vitin 2024 është regjistruar tek 493 persona që është për 46.3 për qind më shumë në krahasim me vitin 2023 kur ishin 337 të infektuar, dhe për 48.5 për qind më shumë në mesataren e 10 vjeçarit 2014-2023 që ishin 332. Në vitin 2024, numri më i madh i të infektuarve me zgjebe ka qenë në Shkup, me gjithsej 182, Kumanovë 108 dhe Gostivar 101./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme