Në Qytetin e Shkupit gjatë ditës së djeshme në suaza të kontrolleve të përforcuara të komunikacionit janë shqiptuar gjithsej 216 masa, prej të cilavee 41 për vozitje nën ndikim të alkoolit.
– Advertisements –
Janë shqiptuar 45 sanksione për tejkalim të shpejtësisë dhe 30 për vozitje pa patentë shoferi.
“Janë shqiptuar 14 masa për shoferë fillestarë, tetë sanksione për automjete të parregulluara teknike dhe të paregjistruara, gjashtë për mosshfryëtzim të rripit të sigurisë, katër për përdorim të celularit”, kumtuan sot nga MPB.
Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim.