Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, sonte është shënuar “4 korriku” – Dita e Pavarësisë së Amerikës, përcjell TV21.
Pas një numër të ftuarish, partnerë dhe miq të ShBA-ve, ambasadorja Angela Ageler ka dërguar porosi për liri, partneritet dhe ardhmëri të përbashkët. Ajo potencoi se edhe pse në këtë pjesë të botës, 249 vjet nuk llogariten shumë, ajo për ShBA-të është dëshmi për një komb të vogël, por energjik dhe të fuqishëm, i ndërtuar mbi themelet e lirisë, vetëmenaxhimit dhe mbrojtjen e të drejtave bazike.
Në fjalimin e saj ajo kujtoi se këtë vit shënohen edhe 30 vjet vendosje të raporteve diplomatike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.