Në Shkup u mbajt Premiera e shfaqjes “Legjendat shqiptare”

Teatri shqiptar për fëmijë dhe të rinj-Shkup sonte ka realizuar Premierën e shfaqjes për fëmijë mbi 7 vjeç të titulluar “Legjendat shqiptare” (Rozafati dhe Gjergj Elez Alija).

Shfaqja ka qenë në regji të Ledian Gjeçit, skenografi të Ledian Gjecit, dramatizim Alba Shtëmbari, kompozitor Jetmir Mehmedit dhe kostumografi të Medina Hoxhës. Organizatorët kanë bërë të ditur për interesim të madh të shfaqjes në fjalë, por për shkak të protokolleve numri i vizitorëve ka qenë i limituar.

“Duke parë interesimin ju informojmë se çdo javë do të ketë rishfaqje të së njëjtës për shkak se duam që të gjithë fëmijëve t’ua japim mundësinë t’i shijojnë ‘Legjendat shqiptare’ në skenë. Numri i vizitorëve është i limituar në 30% të kapacitetit të ulëseve në teatër dhe që nga dita e parë e publikimit numri i rezervimeve u plotësua. Orarin që nga e martja do ta keni këtu dhe mund t’i bëni rezervimet. Theksojmë që këtë vit hyrja është falas”, thuhet në njoftimin e IN Teatrit shqiptar për fëmijë dhe të rinj- Shkup.

Ndryshe, rolet në shfaqjen “Legjendat shqiptare” janë luajtur nga Dea Pajaziti, Rabije Alilovska Uzulmez, Almedina Sadiki, Mumin Abdullai, Gëzim Zherka, Eldin Shiroki dhe Flakron Aliu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme