Në Shkup u mbajt sot një manifestim me rastin e 115 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës

Në Shkup, qytetin ku lindi dhe u rrit një nga figurat më të ndritura të njerëzimit, Shën Nënë Tereza u mbajt sot një manifestim me rastin e 115 vjetorit të lindjes së saj, ku u promovuan tri vepra të reja kushtuar jetës dhe veprimtarisë së saj. Manifestimi u organizua nga Qendra e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, duke bashkuar personalitete të shquara nga jeta kulturore, akademike dhe fetare për të nderuar jetën dhe veprën e shenjtores shqiptare.

“Për Nënë Terezën është shkruar dhe është thënë shumë çka, ajo që është me rëndësi ka ende shumë edhe të shkruhet edhe të thuhet. Nëna jonë Terezë, nuk ka jetuar për të marrë tituj, edhe pse i ka marrë mbi 130 shpërblime të ndryshme ndër të cilat edhe shpërblimin Nobel për paqe, sepse ajo me jetën e saj, veprat e saj ka dëshmuar dy tri gjëra të jashtëzakonshme. Që të jemi të lumtur nuk nevojitet shumë çka, por duhet të kemi mendjen e ditur dhe zemrën e hapur”, tha Don Lush Gjergji, prift. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme