Në Shqipëri edhe mediat, edhe elitat, edhe pozitën e opozitën i kontrollon dhe i ushqen e njëjta dorë: ajo e krimit dhe e oligarkëve!

Dy ditë më parë, një polic i qarkullimit rrugorë në Tiranë ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga kati i dhjetë i një godine.
Për këtë ngjarje tragjike policia nuk ka dhënë asnjë sqarim. Ndërkohë atë e kanë heshtur thuajse të gjithë mediat, si ato që mbështesin ‘Rilindjen’ ashtu edhe ato të opozitës që thonë se luftojnë për një Shqipëri ndryshe ku ligji do vlejë për të gjithë!?
Mbase kjo heshtje ka të bëjë me të vërtetën se polici që ka tentuar të bëjë vetëvrasje është një nga ata që ditë më parë kanë ndaluar djalin e biznesmenit më të fuqishëm në Shqipëri.
Dhe kjo heshtje e përgjithshme ndoshta më së miri dëshmon se në Shqipëri edhe mediat, edhe elitat, edhe pozitën edhe opozitën, i kontrollon dhe i ushqen e njëjta dorë: ajo e krimit dhe e oligarkëve! (Kim Mehmeti)/sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme