Shqipëria është i vetmi vend i Europës ku numri i meshkujve tejkalon atë të femrave.
‘Telegraph’ ka publikuar së fundmi hartën globale me raportin burra/gra. Sipas të dhënave të hartës, Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku ka më shumë burra se gra. Ky raport në Shqipëri ishte 1.04. Për çdo 100 burra në Shqipëri ka 96 gra.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, të përpunuara nga ‘Monitor’, grupmoshat që kontribuojnë në këtë raport në Shqipëri janë grupmoshat e reja, nga të porsalindurit deri në 39 vjeç. Në total, nga mosha 0-39 vjeç, ka 51 meshkuj më shumë sesa femra, me një raport 1.067. Raportin më të lartë e ka grupmosha 25-34 vjeç, me 1.12. Për këtë grupmoshë, sipas të dhënave të INSTAT, për 224 mijë meshkujt ka 199.8 mijë femra.
Ka vetëm dy qarqe, sipas INSTAT, ku numri i femrave ia kalon meshkujve, që janë Tiranë, Shkodra dhe Gjirokastra. Në kryeqytet, raporti është 0.98, ku në vlerë absolute ka 10 mijë femra më pak sesa meshkuj (436,917 meshkuj dhe 447,079 femra). Në Shkodër, raporti është 0.97, ku ka rreth 3200 femra më shumë, ndërsa në Gjirokastër rreth 700 gra më shumë.