Në shtator vendoset për pranimin e Kosovës në INTERPOL

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, do të vendoset në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, përmes një njoftimi bën të ditur se “pas një pune intensive dhe shumë mujore të Qeverisë së Kosovës, e në veçanti Ministrisë së Punëve të Brendshme, Republika e Kosovës është afër pranimit në INTERPOL”.

“Përmes një letre dërguar ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock, e ka informuar se Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vënë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se “Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të avanconte shumë kapacitetet e Kosovës në luftë kundër të gjitha krimeve, si dhe do të fuqizonte shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”.

“Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë dy vjet e gjysmë të mandatit të saj, me përkrahjen substanciale të Kryeministrit Isa Mustafa, ka punuar me përkushtim të madh në avancimin e kapaciteteve të saj si dhe në bashkëpunim me dikasteret e tjera qeveritare kanë lobuar fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, punë e cila pritet të rezultojë me pranimin e Kosovës gjatë muajit shtator”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme