Delegacioni vendor i udhëhequr nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski sot dhe nesër do të qëndrojë në Sofje, ku do të mbahet takimi i grupit punues për transport dhe infrastrukturë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.
– Advertisements –
Raportohet se në takim do të diskutohet për linjën ajrore të paralajmëruar nga Sofja në Shkup, si dhe për çështje me interes të përbashkët në fushën e trafikut rrugor, lidhjes së transportit dhe digjitalizimit.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nesër pritet të mbërrijnë delegacionet e Maqedonisë dhe Bullgarisë, së bashku me operatorët turistikë. Fluturimi Shkup Sofje do të jetë i pari i kësaj linje e cila pritet të fillojë të funksionojë muajin e ardhshëm.