Si pasojë e vërshimeve të mëdha që kapluan qytetin e Shkupit, numri të lënduarve arrin në 144 persona të lënduar, ku 40 persona janë ende në mjekim në Spitalin e Qytetit kurse 3 prej tyre janë operuar, njoftojnë nga Spitali i Qytetit të Shkupit.
Sipas drejtoreshës së këtij spitali të gjithë personat janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekimin e duhur.
Ndryshe, personat e lënduar janë në Spitalin e Qytetit dhe Spitalin Ushtarak.