Mjeku Nebojsha Nestov tha se nata e Vitit të Ri në Klinikën “Shën Naumi i Ohrit” ka kaluar e qetë, me numër të zakonshëm të pacientëve sikur ditëve të tjera.
Natën e Vitit të Ri në këtë Klinikë janë kryer 3 intervenime kirurgjikale.
“Në lidhje me punën e Klinikës Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” do të them që kujdestaria kaloi qetë me numër të zakonshëm të pacientëve, siç ka të themi edhe në ditët normale, për fat të mirë. Gjithsej janë kontrolluar 81 pacientë, nga të cilët 5 janë të lënduar si pasojë e aksidenteve të trafikut, tre nga konfrontimet fizike. Janë kryer 3 intervenime operacionale”, tha Nestov.