Në strehimoren për qenë endacak “Lajka”, gjenden 160 qenë

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Këto janë disa nga qindra qen të cilët presin që dikush t’i strehojë. Nuk janë të egër, janë të butë dhe dëshirojnë të luajnë. Janë të pastruar nga mikrobe dhe janë të vaksinuar.

Ndërmarrja Publike “Lajka” është e mandatuar për grumbullimin dhe edukimin e qenve endacak të cilët më pas i ofron te qytetarët pa obligim financiar. Iva Apostolska e punësuar si kujdestare në këtë ndërmarrje tregon për përditshmërinë e saj me këtë lloj kafshe shtëpiake.

“I vizitojmë qentë, i shohim, kontrollojmë gjendjen e tyre, nëse ka ndonjë ndryshim e paraqesim te veterineri. Më pas vijon pastrimi i bokseve, ato janë vendqëndrimet e tyre momentalisht. Kanë krevate, pjata për ushqim dhe ujë. Pasi t’i pastrojmë bokset, kjo merr më tepër kohë gjatë ditës, më pas kalojmë i ushqejmë, ushqimi varijon, varësisht në cilin repart punoni”, tha Iva Apostolska – Kujdestare.

“Lajka” ka për detyrë të kapë qentë endacak të cilët paraqiten nga ana e qytetarëve. Atyre u ofrohen shërbime mjekësore e sociale, e kur të vërtetohet se gjithçka është në rregull, përsëri ridërgohen në vendin ku janë marrë. Drejtoresha e kësaj ndërmarrje Radmilla Pesheva, thotë se është e pamundur që të mbledhin të gjithë qentë e rrugës, për shkak kapaciteteve.

“Kemi vetëm dy skuadra për kapjen e qeneve. Ato dalin pas denoncimeve nga qytetarët. Denoncimet janë të ndryshme, ose për qenë agresiv ose por ndonjë qen të ri që është paraqitur në ndonjë vendbanim dhe nuk është i trajtuar, pra nuk ka shenjë në vesh. I bëhet testi i socializimit, shihet nëse qeni është agresiv dhe ditën e tretë dërgohet në sallë të operacionit ku u bëhet kastrimi apo sterilizimi nëse bëhet fjalë për femër”, u shpreh Radmilla Pesheva – Drejtoreshë e NP Lajka.

Kapaciteti i ndërmarrjes publike “Lajka” është për 160 qen ndërsa vetëm në Shkup ka rreth 6 mijë qen endacak. “Lajka” ka marrëveshje bashkëpunimi me shtatë komuna të Shkupit. Nuk ka vetëm me Shuto Orizaren, Sarajin dhe Karposhin. Të tjerat paguajnë nga 2 milion denarë në vit vetëm për largimin e qenve endacak nga rrugët. Për çdo ditë, së paku nga dy qytetarë paraqiten për të kërkuar ndihmë mjekësore nga kafshimi i qenve endacak./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme