Në temperatura pranverore, nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm po shijojnë ditët e para të pushimit dimëror

Gazetare: Melihate Rustemi

– Advertisements –

Nxënësit filorist dhe të mesëm po shijojnë ditët e para të pushimit dimëror. Por tek ne janë shndërruar thuajse në ditë pranvere për shkak të temperaturave jo të zakonshme për këtë periudhë dimri, raporton Alsat.

Sidoqoftë, fëmijët tashmë kanë planifikuar çfarë dëshrojnë të bëjnë dhe ku të shkojnë.

“Do të shkoj te gjyshja, do të bëj detyra, do ta ushtroj dorën mos ta harroj shkrimin, do të lexoj plot lektyra edhe plot libra të ndryshëm”, tha një nxënëse.

YouTube video

Ndërkohë, shumë fëmijë të tjerë një pjesë të pushimit duan ta kalojnë në vendet malore përplot më borë. E disa prej tyre të meren me sport dhe të largohen nga përdorimi i mjeteve teknologjike.

“Do të shkoj në Kodrën e Diellit. Do ti kryej detyrat, patjetër. Do të luaj me shoqet, nëse bie borë do të dal jashtë me shoqet”, u shpreh një nxënëse tjetër.

Mësuesja Hatixhe Topalli tha se angazhimet e fëmijëve gjatë pushimit dimëror janë angazhime argëtuese me detyra nëpërmjet vizatimeve.

“Do të thotë një angazhim shumë I vogël për ato ditë që do të rrinë që ti shmangen kompjuterit, tabletit sepse nxënësit në kohën e fundit shumë janë duke I përdorur, sidomos rrjetet sociale. Këto jan të vegjël mirëpo prej tash duhet ti mësojmë dhe ti këshillojmë që të largohen sa më tepër prej mjeteve të cilat edhe janë të dëmshme edhe për fëmijët. Përndryshe, është një angazhim ku besoj që edhe nxënësit do ta ndjenjë kënaqësinë gjatë punimeve për të cilat janë të angazhuar”, theksoi Hatixhe Topalli, mësuese.

Pushimi dimëror për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm do të zgjas deri më 19 janar. Sipas kalendarit të MASH-it për organizimin e mësimit, nxënësit në shkolla do të kthehen më 20 janar të vitit 2022./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme