Në Tetovë sot zhvillohet dita e tretë e kampionatit ballkanik të volejbollit në plazh

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Në një atmosferë të mrekullueshme, para publikut tetovar zhvillohet dita e tretë dhe e fundit e kampionatit ballkanik të volejbollit në plazh, shkruan Alsat.

Në këtë garë morën pjesë 15 ekipe, 8 meshkuj dhe 7 femra.

“Ne shkuam shumë fuqishëm, sepse kemi edhe projektin nacional të Federatës së Turqisë, dhe gjithsesi duam shumë sukses pra të jemi fitues. Ne me ndeshjen e fundit përfunduam në vendin e parë dhe jemi të kënaqur që fituam edhe në gjysmë finale nga Moldavia dhe shkojmë për finale. Nuk do jetë e lehtë ndeshja finale sepse Moldavia është e fuqishme, por edhe ekipi ynë është shumë i mirë”, tha Bilal Tanriverdi, selektor i Kombëtares së Turqisë.

Me përshtypje shumë të mira nga ky turnir Ballkanik i volejbollit në rërë mbetën edhe dy shtetet Shqipëria dhe Kosova.

“Mikpritja ishte shumë e mirë, pra një organizim pothuajse perfekt nga gjitha drejtimet. Atmosfera në darkë ishte e mrekullueshme dhe me një përkrahje elektrizuese nga vëllezërit tanë Tetovar”, tha Emilian Xhabraimi, selektor i Kombëtares Shqiptare.

“Kaluam shumë mirë, dua të jap një vlerësim maksimal për organizimin e Tetovës, sidomos për Abiln Ajetin për punën e mrekullueshme. Për rezultatet nuk mbetëm dhe aq të kënaqur sepse mbetëm në vendin e gjashtë por fituam shumë dashni nga publiku Tetovarë dhe jemi mirënjohës”, tha Fatlum Hajrizi, selektor i Kombëtares së Kosovës.

Në finalen e sotme, për vendin e parë dhe të dytë do të garojnë ekipet nga Turqia dhe Moldavia në pjesën e meshkujve dhe tek femrat në finale janë Turqia, Moldavia dhe Rumania./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme