Në trazirat e Hamburgut u plagosën 160 policë (Foto)

Në Hamburg të Gjermanisë kanë vazhduar protestat kundër Samitit G20. Një pjesë e protestuesve të dhunshëm, kanë krijuar trazira, të cilat po vazhdojnë që nga dita e djeshme.

Siç njofton policia gjermane, veç dëmeve të shumta materiale, si dëmtim i lokaleve edhe djegie e makinave, janë plagosur së paku 160 policë, kur protestuesit e dhunshëm hynë në një stacion metroje.

Policia për të larguar protestuesit e dhunshëm, ka shtënë në shenjë paralajmërimi, raporton AFP.

Gjermania dje ka sjellë mbi 20000 policë, por që nuk po arrin të vënë nën kontroll protestuesit e dhunshëm, të cilët që gjatë këtij viti janë më të dhunshmit, në protestat e tyre ndaj samitit G20.

hamburg_1499494134-2112297polic_1499494135-7198059

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme