Në tre ditët e fundit, 147 raste të reja me Covid-19, pesë viktima dhe 238 të shëruar

Në tre ditët e fundit, nga 22 deri më 24 prill, nga 3.722 analiza të kryera janë regjistruar 147 raste të reja me KOVID-19, janë raportuar gjithsej pesë të vdekur dhe 238 të shëruar, njofton Ministria e Shëndetësisë, duke cituar të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik.

Numri i rasteve aktive është 630, dhe në tetë qytete aktualisht nuk ka asnjë rast të vetëm me Covid-19.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.011.275 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 309.208, numri i të shëruarve është 299.302, numri i të vdekurve është 9.276.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme