Në Universitetin e Mitrovicës e shohin si begati profesoreshën Lumnije Thaçi

Të rralla janë paraqitjet publike të zonjës së parë.

Profesoresha dhe zonja e parë, Lumnije Thaçi, sipas dekanit të Universitetit të Mitrovicës për momentin është në ligjëratë, por nuk ka preferuar të xhirohet derisa është me studentët e saj. E këta të fundit, nuk kursejnë fjalët e mira për të.

Shembull për profesorët e tjerë e kanë quajtur studentët të cilëve nuk u ka ardhur mirë për raportimet e fundit për të porsaemëruarën Prodekane për Financa në këtë universitet.

Dekani, Hakif Zeqiri, ka treguar se si kishte rrjedhur propozimi për emërimin e saj në këtë pozitë.

Zeqiri e ka arsyetuar vendimin me faktin se pozita e prodekanit të financave kishte mbetur tash e një kohë e zbrazët dhe prodekani për mësim kryente edhe këtë funksion.

Ai ka mohuar të ketë pasur ndikim pozita e burrit të saj dhe e ka quajtur si begati për institucionin.

Përveç në Universitetin e Mitrovicës, zonja e parë, ligjëron edhe në një prej universiteteve private të vendit.

Në Universitetin e Mitrovicës e shohin si begati profesoreshën Lumnije Thaçi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme