Në Universitetin e Tetovës përkujtohet rënia e dëshmorit Alban Ajeti

Në Universitetin e Tetovës, është përkujtuar sot rënia heroike e ish studentit të farmacisë të këtij universiteti Alban Ajeti, në luftën e Kosovës.

Dëshmori Alban Ajeti, po ashtu është shpallur edhe dëshmor i Universitetit të Tetovës, titull ky që i është ndarë nga Senati i UT-së. Në manifestimin e sotëm, morën pjesë krahas Ali Ahmetit dhe zëvendës kryeministrit të parë të vendit Artan Grubi, edhe kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i cili ishte i shoqëruar edhe nga zv ministri i mbrojtjes i Kosovës, drejtori i Policisë së Kosovës, si dhe personalitete të tjera të Qeverisë Kurti.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurit, pas pjesëmarrjes në manifestimin e UT, vizitën e tij e vazhdoi në komunën e Tetovës, ku u takua me kreun e komunës Bilall Kasami, me të cilin, sipas Kasamit, është biseduar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vende si dhe shtimin e bashkëpunimit në nivel lokal me komunat e Republikës së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme