Në vend të çmimeve të ngrirа, biznesmenët propozojnë fitim të ngrirë

Ile Petrevski

– Advertisements –

Masa për ngrirjen e çmimeve të ushqimeve bazë është e nxituar, dhe në vend të efektit pozitiv do të kontribuojë në thellimin e krizës. Ky është qëndrimi i biznesmenëve të Lidhjes së Odave Ekonomike, të cilët ankohen se askush nuk është konsultuar me ta, para se autoritetet të marrin një vendim të tillë. Biznesmenët mendojnë se në vend të kufizimit të çmimeve, duhet futur një ngrirje e marzheve, pra të fitimeve të tregtarëve dhe kompanive. Kjo do të parandalonte një rritje joreale të çmimeve.

“Situata e vështirë e kompanive do të përkeqësohet edhe më shumë, dhe do të sjellë probleme shtesë për qytetarët, si aksesi në ushqime bazë”, deklaroi Goran Gjorgievski -Nënkryetar i Agro-Odës në LOE.

Është çështje kohe kur një pjesë e mirë e produkteve bazë do të zhduken nga raftet e dyqaneve, paralajmërojnë biznesmenët. Një zgjidhje do të gjendej, nëse vendoset çmim minimal për lëndët e para. Kjo do të bëhej duke aktivizuar rezervat shtetërore të mallrave. Ndërkohë, biznesmenët kërkojnë ndihmë shtetërore, për prodhimin e produkteve bujqësore. Ata pohojnë se ka rritje drastike të çmimeve të plehrave, farave dhe materialeve të tjera.

“Edhe pse është herët, pas disa muajsh do të përballemi me një problem edhe më të madh. Energjia nuk është problemi i vetëm. Ka një mungesë të madhe të plehrave minerale në bujqësinë primare. Çmimi i një automjeti tre muaj më parë, nëse ishte 450 euro, tani është 900 euro”, tha Ognen Orovçanec, President i Agro-Odës në LOE.

Qeveria tashmë ka ngrirë çmimet e ushqimeve bazë në nivelin që ishin më 1 dhjetor të këtij viti. Përveç bukës, miellit, sheqerit, qumështit, djathit, vajit dhe mishit, lista mund të zgjerohet edhe me vezë, oriz dhe një pjesë të makaronave./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme