‘Në vend të fobisë nga ultimatumet, Serbia t’i zbatoj marrëveshjet’

E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se kushtet për Serbinë sa i përket dialogut me Kosovën janë në kapitullin 35 me të cilën Serbia kushtëzohet t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e pazbatuara.

Në mesin e kushteve të BE-së janë edhe zbatimi i marrëveshjes për kodin telefonik, pavarësimin e Kosstt, shuarja e strukturave të mbetura paralele e të tjera, shkruan lajmi.net

“Këto nuk janë ultimatume por detyrime zbatuese sepse Serbia i ka nënshkruar marrëveshjet prandaj dhe duhet t’i zbatoj”, ka deklaruar Tahiri për lajmi.net

Ajo ka shtuar se moszbatimi i kushteve nga kapitulli 35 do ta bllokojnë Serbinë në rrugën e BE-së.

“Në vend të fobisë nga ultimatumet, Serbia duhet të zbatojë marrëveshjet, duke mos bërë politika të ikjes nga obligimet zbatuese për të cilat ka vënë nënshkrim”, është shprehur Tahiri.

Ndërkaq, sot Qeveria e Serbisë do të mbaj takim ku do të diskutohet për kushtet që sipas tyre, i ka vënë Kosova për vazhdimin e dialogut. /lajmi.net