Në vendkalimin kufitar Tabanoc, policia ua konfiskon rreth 19 mijë euro stoli ari çiftit nga Maqedonia

Doganierët serbë në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, kanë ndaluar një çift që po udhëtonin nga Maqedonia e Veriut për në Zvicër.

Sipas policisë është penguar kalimi i dy pasagjerëve, përshkak të dyshimit të kontrabandës me stoli të arit.

Sipas autoriteteve serbe vlera e stolive të arit kap shumën e mbi 2.2 milionë dinarëve, (rreth 19.000 euro), ndërsa stolitë janë gjetur të fshehura brenda pelenave.

“Pothuajse gjysmë kilogramë gjerdan dhe byzylykë floriri me dukat “Franz Joseph”, si dhe zinxhirë dhe unaza, janë gjetur në një makinë me targa zvicerane, në të cilën një çift i ri po udhëtonte nga drejtimi i Maqedonisë së Veriut për në Zvicër. Pasagjerët thanë se nuk kishin asgjë për të raportuar dhe stolitë u gjetën në një paketë të pahapur me pelena “Pampers”, në një qese nën sediljen e pasagjerit”, thonë autoritetet serbe.

Meqenëse vlera e stolive të zbuluara kalon një të tretën e vlerës totale të veturës, me vendim të gjykatës, përveç arit, është konfiskuar përgjithmonë edhe vetura me vlerë mbi një milion dinarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme