Në fshatin Vitomoricë të Pejës dje janë gjetur të vdekur një grua dhe një burrë, bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 17:00, dhe vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku, transmeton KOHA.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve”, thotë PK.
Policia shton se me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.
E me këtë rast Policia shton se ka arrestuar katër persona të cilët kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa ishin në kryerje të detyrës.
“Si pasojnë sulmit dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thotë PK.
© KOHA