Në xhamitë e Kosovës mblidhen mbi 300 mijë euro për Shqipërinë

Në xhamitë e Kosovës janë mbledhur mbi 300 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës, të cilët kanë ndërmarrë këtë aksion.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin se në aksionin e ndërmarrë, sipas urdhrit të Myftiut Naim Tërnava, që në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, më datë 29.11.2019, të mblidhen ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri, janë mbledhur gjithsej 304.302 euro”, kanë treguar ata përmes një komunikate.

“Në ditën kur u ndërmor ky aksion, që ishte ditë e premte kur imamët mbajnë ligjëratën e rregullt javore, imamët janë orientuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame që të flasin për vlerën e ndihmës-sadakasë, për kuptimet e vëllazërisë kombëtare dhe që të rikujtojnë xhematin që të luten e t’i ndihmojnë motrat e vëllezërit nga Shqipëria në të gjitha format e mundshme, përfshirë edhe nëpërmjet aksionit që po ndërmerrej në xhami”, kanë shtuar ata.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme